Live

BlackRock tërhiqet nga fondi për Ukrainën pas fitores së Trump dhe pasigurive të reja

09:08 / 06 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kompania financiare BlackRock ka ndërprerë përpjekjet për të siguruar investitorë për një fond multimiliardë dollarësh për rimëkëmbjen e Ukrainës, raportoi Bloomberg, duke cituar burime të afërta me çështjen.

Vendimi erdhi në janar, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, që shtoi pasigurinë mbi të ardhmen e mbështetjes për Ukrainën.

Fondi, i cili pritej të prezantohej zyrtarisht në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Romë, kishte siguruar paraprakisht interes nga qeveritë e Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë, si dhe investitorë privatë që synonin të kontribuonin deri në 2 miliardë dollarë.

Megjithatë, mungesa e mbështetjes nga SHBA dhe retorika e Trump për përfundimin e menjëhershëm të luftës përmes negociatave të dyshimta mes Zelenskyt dhe Putinit ndikuan në tërheqjen e kompanisë.

Sipas Philipp Hildebrand, nënkryetari i BlackRock, fondi pritej të mblidhte së paku 500 milionë dollarë nga burime publike dhe zhvillimore, por pasiguria politike ndaloi avancimin e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua