Live

Blerim Destani në film përkrah De Niros

10:24 / 31 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Duket se rruga e Blerim Destanit drejt kinematografisë botërore po merr kahjen e duhur.

Aktori pak kohë më parë luajti në filmin ‘The Poison Rose’ përkrah emrave të listës A, Morgan Freeman dhe John Travolta.

Ndërsa, tani Destanin do ta shohim në një film të ri, që quhet ‘The ComebackTrail’ në të cilin aktori shqiptar do të luaj së bashku me legjendën e filmit, Robert De Niro.

Lajmin e ka konfirmuar vet Destani në instagram:

“Duke punuar me legjendën e gjallë Robert De Niro”, ka shkruar aktori derisa shihet gjatë xhirimeve përkrahë De Niros.

Shpërndaje në

U Kopjua