Sot mbahet seanca e 47-të me radhë në përpjekje për ta bërë funksionale legjislaturën e nëntë.
Me këtë seancë konstituive, deputetët e zgjedhur po i afrohen të 50-ës dhe assesi nuk po arrijnë ta zhbllokojnë Kuvendin e Kosovës.
Procesi ka ngecur tek zgjedhja e kreut të parlamentit ku Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me kandidaten e njëjtë, Albulena Haxhiu, njofton Klankosova.tv.
11:01 – Zbulohet arsyeja pse Doarca Kica Xhelili mungoi në disa seanca
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka munguar në disa prej seancave konstituive së fundmi.
Lidhur me mungesën e saj, ka folur deputeti Armend Zemaj, i cili tregoi se ajo ka pasur probleme shëndetësore.
“Ka pasur probleme shëndetësore, ka qenë në seancën e fundit, por arsyet janë personale”, tha Zemaj, njofton Klankosova.tv.
10:57 – Zemaj: LDK s’preferon dy palë zgjedhje – mund të ketë abuzime të mëdha
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se si parti nuk preferojnë dy palë zgjedhje pasi siç deklaroi ai, mund të ketë keqpërdorime dhe abuzime të mëdha.
Ai poashtu para mediave deklaroi se VV-ja nuk do marrëveshje politike, pasi sipas tij, dëshiron me këtë numër të votave të ketë edhe Kryetarin e Kuvendit edhe Qeverinë.
“Veç të merren vesh për marrëveshje politike, çështja e kafesë do të ishte më e lehtë. Ata e kanë prepozicionet politike, për kryetarin e kuvendit siç është thënë edhe nga Limaj dhe Kurti, çështja ka të bëjë me pozitën e ofruar ose të mos ofruar për të siguruar votat . VV nuk do marrëveshje politike, siç duket do me këtë numër të votave të ketë edhe kryetarin kuvendit edhe qeverinë e Kosovës. Për neve është kushtetuese nëse e mundëson koha ose nëse zgjidhet ngërçi, ne nuk preferojmë dy palë zgjedhje, nuk ju konvenojnë as qytetarëve dhe mund të ketë keqpërdorime dhe abuzime të mëdha”, u shpreh deputeti, njofton Klankosova.tv.
10:48 – Bogujveci për ish-opozitën: S’po i kuptoj më as çka duan
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, tha sot se partia e parë ka dhënë opsione për të dalë nga kriza institucionale, por sipas saj, ish-opozita nuk ka vullnet.
Ajo tha se nuk po i kupton dhe nuk di as çka duan.
“Nuk mund të ecim përpara kur deputetët nuk votojnë. Ne kemi dhënë opsione të vazhdueshme se si mund të dalim nga kjo situatë. Ka qenë ftesa e Kurtit qysh në prill për krerët e partive më të mëdha që të shkojmë pako në votim për emrat, pastaj është ofruar marrëveshje politike, jemi munduar, por nuk ka interes”.
“Nuk po i kuptoj më as çka duan, pse nuk votojnë, nuk ka sens në formën se si është duke vepruar opzota. Duhet kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie nga qytetarët që i kanë votuar”.
“Kemi thënë që nëse nuk ka zgjidhje të shkojmë në zgjedhje, por nuk ka asnjë veprim, nuk votojnë dhe kjo që po thirret se Albulena nuk është duke u votuar, nuk është e vërtetë. Ka kaluar një numër i madh i seancave ku opozita nuk voton për komisionin zgjedhor”, u shpreh deputetja, njofton Klankosova.tv.
10:28 – Haxhiu e konfirmon: Do ketë takime Kurti-Limaj
Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk pret ndryshime as sot në seancën e 47-të konstituive.
Megjithatë, para mediave, ajo konfirmoi se do të ketë takime të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, pasi siç u shpreh, të dyja palët kanë vullnet për bashkëpunim.
“Ende nuk kemi diçka konkrete”.
Ndërkaq në pyetjen se nëse Limaj do këmbëngulte për kryeparlamentar, Haxhiu u përgjigj: “Tashmë VV-ja ka dhënë qëndrimin, propozimin. Duke qenë se është emri im në kandidaturë, nuk mund të them më shumë”, përfundoi ajo, njofton Klankosova.tv.