Deputetja e betuar e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka komentuar zhvillimet e fundit mbi përplasjen e saj dhe njërit prej gazetarëve për një fotografi të Albin Kurtit.
Ajo u shpreh se imazhi i shkëputur i takonte gjatë një përkujtimi të viktimave të familjes së saj nga tragjedia e përjetuar në kohën e luftës, transmeton klankosova.tv.
”Nuk është përmend emri im për pozitën e kryeparlamentares. Është përmend se është menduar, se unë kam qenë lartë atje si nënkryetare dhe i kam rënë në mend dikujt si propozim?”
”Unë nuk kam qenë vetëm një viktimë e luftës ku më është vra familja dhe kam qenë viktimë. Kam luftu me Serbinë që fëmijë. Para se mi hy politikës, unë kam pasë luftë me Serbinë”.
”Po më shtin me kuptu se unë nuk jam mirënjohëse. Vetëm se jemi viktima të luftës, s’do të thotë që ne nuk e kemi mendjen tonë, nuk dimë asgjë. Edhe ne kemi mendim, mundemi mos me u pajtu me njëri-tjetrin, por dijmë diçka. Fjala jonë ka peshë”.