Live

“Bohemian Rhapsody” tejkalon 1 miliard shikime në YouTube

13:36 / 29 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kënga legjendare “Bohemian Rhapsody” e grupit të rokut QUEEN, ka kaluar 1 miliard shikime në kanalin e YouTube. Video vendosi rekord të ri si video e parë e realizuar para vitit 1990 që arrin këtë shifër.

Video është vendosur në kanalin YouTube në vitin 2008.

“Është e pabesueshme që muzika jonë akoma vazhdon të ketë kaq ndikim dhe ju falënderojmë për këtë”, thuhet në faqen zyrtare të grupit

Ata kanë lëshuar tashmë edhe versionin HD të klipit.

Shpërndaje në

U Kopjua