Live

BOOOM: MESSI PO RIKTHEHET TE BACELONA, E KONFIRMON BABAI I TIJ!

13:56 / 05 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Rikthimi i Lionel Messit tek Barcelona çdo moment po është më afër.

‘La Liga’ sot i ka dhënë dritën e gjelbër Barcelonës për planin e saj ekonomik të sezonit, shkruan kosovalive.net

Ndërsa pak minuta më parë babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka thënë se rikthimi i futbollistit tek katalunasit është afër.

“Leo dëshiron rikthimin tek Barcelona dhe poashtu edhe unë dua. Është një opsion. A besoj në rikthimin e Messit? Po. Do të dini gjithçka shumë shpejtë. Ne besojmë në rikthimin e Messit. Shumë shpejtë do të dini gjithçka”, u shprehë babai i Messit, raporton gazetari Tjuan Marti. /kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua