Live

Boris Johnson kryeministër i ri i Britanisë së Madhe

15:44 / 23 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Boris Johnson është kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, duke triumfuar ndaj rivalit Jeremy Hunt në zgjedhjet e brendshme të Partisë Konservative.

Johnson ka arritur të marr 66 për qind të votave, respektivisht 92.153 vota, derisa Hunt ka marrë 46,656 vota. Votimet janë mbajtur mbrëmë, por rezultatet janë kumtuar vetëm tani, ndërsa zgjedhja e Johnsonit nuk është aspak një befasi.

Boris, i cili ka premtuar se do ta nxjerr Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian me apo pa marrëveshje deri më 31 tetor, tashmë disa javë konsiderohej si favorit, ku anketat e ndryshme i kanë dhënë 70 për qind të votave.

Në prag të këtyre votimeve, gjashtë ministra që kundërshtojnë Brexit-in pa marrëveshje, kanë paralajmëruar dorëheqjet të mërkurën, nëse Johsnon zgjidhet kryeministër.

Shpërndaje në

U Kopjua