Live

Borrell: Kurti dhe Vuçiqi refuzuan propozim-aneksin e detajuar, do t’i kërkojmë me forcë palëve t’i përmbushin detyrimet

23:50 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell ka thënë se palët pavarësisht dakordimit për aneksin e zbatimit fillimisht nuk u dakorduan për një propozim aneks më të detajuar.

“Ne propozuam fillimisht edhe një propozim aneks më të detajuar dhe ambicioz për aneksin e zbatimit. Për fat të keq, palët nuk u dakorduan për këtë propozim të detajuar. Në një anë nuk kishte fleksibilitet nga Kosova dhe anën tjetër Serbia kishte parime për të mos nënshkruar, edhe pse ishin gati për të implementuar”, ka deklaruar ai.

Borrell thotë se palët tani e tutje do të detyrohen me forcë për t’i përmbushur obligimet e tyre dhe mospërmbushja do të ketë pasoja.

“Përveç faktit që një tekst më ambicioz ishte propozuar në fillim, ajo për çka palët janë pajtuar do të bëhet pjesë integrale e rrugës integrale të palëve për në BE”.

“Në me forcë do t’i kërkojmë palëve që t’i përmbushin obligimet sepse tani do të jenë pjesë e rrugës për në BE dhe mospërmbushja do të vie me pasoja”.

“Besoj se duhet të fokusohemi të përmbajtja dhe të dy palët do të kenë benefite të mëdha pas kësaj marrëveshjeje”.

“Kjo nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë për sigurinë dhe prosperitetin e tërë rajonit. Të dy palët do të kenë shumë benefite nga kjo marrëveshje.”

“Ky dialogu duhet të shihet në kontekst më të gjerë gjeopolitk me qëllimin ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Borrell.

Shpërndaje në

U Kopjua