Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka marrë pjesë sot varrimin e tre fëmijëve që humbën jetën pas shembjes së një shtëpie në Jabllanicë.
Brahimaj ka thënë se dhimbja për këta fëmijë është e papërshkrueshme.
“Në këtë ditë të zezë, solidariteti i treguar nga mbarë kombi ynë është dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë zie e pikëllimi të thellë, bashkë me mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet tona, përcollëm në amshim tre engjëjt tanë – Vetonin, Idealin dhe Ramën. Dhimbja jonë është e papërshkrueshme, por sot u lehtësua nga respekti i treguar sot nga çdo pjesë e tokave shqiptare.
Jabllanica e Dushkajës, sot qan bijtë e saj. Por në këtë ditë të zezë, solidariteti i treguar nga mbarë kombi ynë është dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar. Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona.