Live

Brezovicë, disa persona dyshohet se e kanë mbytur një ari

14:32 / 25 Maj 2023

Nga Kosova Live

Brezovicë sot rreth orës 08:00 të mëngjesit dyshohet se disa persona e kanë mbytur një ari.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

“Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë të  masat e nevojshme  kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ‘gjueti e paligjshme’”, ka thënë Veseli.

Shpërndaje në

U Kopjua