Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar kundër të gjitha udhëtimeve në Izrael, duke ngritur shqetësime për përshkallëzimin e konfliktit rajonal pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend më 13 qershor.
Në njoftimin zyrtar thuhet se situata “mund të përkeqësohet më tej, shpejt dhe pa paralajmërim”, ndërsa hapësira ajrore izraelite mbetet e mbyllur dhe fluturimet drejt e nga vendi janë ndërprerë.
Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit po ashtu ndalon të gjitha udhëtimet në Rripin e Gazës, si dhe në zonën 500 metra nga kufiri me Sirinë.
Po ashtu, këshillohet shmangia e plotë e udhëtimeve në qytetet Tulkuram, Jenin dhe Tubas, si dhe udhëtimeve jo thelbësore në pjesën tjetër të Bregut Perëndimor, me përjashtim të Jerusalemit Lindor.
Autoritetet britanike këshillojnë qytetarët të ndjekin udhëzimet e qeverisë izraelite, pasi mund të vendosen kufizime të reja pa njoftim paraprak.