Live

Broja nënshkruan marrëveshje me “Puma”, siguron të drejtat për hapjen e dyqaneve në Kosovë e Shqipëri

13:22 / 24 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Sulmuesi i Chelseas dhe i kombëtares shqiptare, Armando Broja i është bashkuar kompanisë “Puma” nga “Nike”, duke nënshkruar kështu një marrëveshje afatgjate fitimprurëse.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur britanik i sportit, David Ornstein për ‘TheAthletic’.

Ornstein ka bërë të ditur se me këtë marrëveshje, sulmuesi Broja ka siguruar të drejtat ekskluzive për hapjen e dyqaneve të ekskluzivitetit në Shqipëri dhe Kosovë, percjell Kosovalive.net.

Gjithashtu, Broja thuhet se synon të hapë edhe akademi futbolli në të dyja vendet.

“Armando Broja i bashkohet Puma nga Nike në një marrëveshje afatgjatë fitimprurëse. Sulmuesi 22-vjeçar i Chelsea ka siguruar gjithashtu të drejtat ekskluzive për hapjen e dyqaneve të ekskluzivitetit Puma në Shqipëri + Kosovë. Synon të hapë edhe atje akademi futbolli”, ka shkruar Ornstein./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

  • Albin Kurti - LVV (51%, 229 Vota)
  • Bedri Hamza - PDK (32%, 142 Vota)
  • Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 54 Vota)
  • Ramush Haradinaj - AAK (5%, 24 Vota)

Gjithsej Votues: 449

Loading ... Loading ...