Live

Burri i motrës së Fitore Pacollit udhëheq organizatën që fitoi fonde nga Qeveria

19:28 / 24 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputeti LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, lidhur me përfshirjen e burrit të saj në organizatën “Defy Them”.

Pacolli kishte deklaruar se bashkëshorti i saj nuk është më pjesë e organizatës tash e dy vite, duke i cilësuar akuzat për përfitime financiare si shpifje. Por Guri nuk është bindur nga kjo deklaratë dhe ka dalë me një postim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, duke kërkuar sqarime për drejtimin aktual të organizatës.

“Fitore Pacolli po thotë që burri i saj nuk është më pjesë e ‘Defy Them’ tash e dy vite, dhe se krejt këto janë shpifje. Hajde, po të besojmë, por vetëm na trego kujt ia ka lënë organizatën burri yt,” shkruan Guri.

Ai më pas zbulon se drejtori ekzekutiv aktual i organizatës është Kombëtar Uskana, bashkëshorti i Shqipe Uskanës, e cila është motra e Fitore Pacollit.

“Pra, edhe nëse paratë s’i ka marrë burri yt, i ka marrë burri i motrës tane,” thotë ai, duke e mbyllur postimin me një mesazh të prerë: “Fitore, kthej paret– cent më cent!

Fitore Pacolli po thotë që burri i saj nuk është më pjesë e “Defy Them” tash e dy vite, dhe se krejt këto janë shpifje. Hajde, po të besojmë, por vetëm na trego kujt ia ka lënë organizatën burri yt.

Drejtor Ekzekutiv sot është Kombëtar Uskana, burri i Shqipe Uskanës. E Shqipe Uskana, për ata që nuk e dinë, është motra e Fitores.
Pra, edhe nëse paratë s’i ka marrë burri yt, i ka marrë burri i motrës tane.

Fitore, kthej paret– cent më cent!

Shpërndaje në

U Kopjua