Një burrë ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gruas dhe vajzës së tij në Suharekë.
Rastin në polici e ka raportuar vajza e të dyshuarit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore e cila ishte e dëmtuar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, raporton Klankosova.tv.