Eugen Cakolli nga KDI deklaroi se pas afatit 30-ditor, Kuvendi nuk ka më legjitimitet.
“E vetmja gjë e qartë është që pas të shtunës, Kuvendi s’ka legjitimitet për t’u mbledhur më”, ka thënë Cakolli në FRONTAL të T7.
Ai shprehet se rrugëdalja është që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të fillojë konsultimet me partitë për caktimin e zgjedhjeve, duke sqaruar se këtë ia mundësojnë tri dispozita.
“Rrugëdalja, është që presidentja menjëherë të filloj konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve, dhe këtë mund ta bëjë këtë bazuar në tri dispozita”, ka thënë Cakolli.