Live

Cakolli thotë se aktgjykimi i Kushtetueses vlen edhe për nënkryetarët

15:55 / 26 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka komentuar zhvillimet në Kuvend ku ka ngecur konstitutimi i tij tek zgjidhja e nënkryetarit të saj nga komuniteti serb.

Ai tha se të gjitha pikat e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

“Të gjitha pikat e aktgjykimit, përfshirë obligimin për pjesëmarrje në votim, ndjekje të procedurave të parapara në Rregullore, si dhe nevojën për konsultime e kompromis, vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit”.

“Mosrespektimi i tyre përbën shkelje të Aktgjykimit, që është e barasvlefshme për nga pesha juridike, sikur edhe për kryetarin”, shkruan Cakolli në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, afati 30-ditor, deri më 17 shtator do të jetë në fuqi, deri në zgjedhjen edhe të nënkryetarit të mbetur.

Lista Serbe për pozitën e nënkryetarit nga komuniteti serb e propozoi Slavko Simiqin i cili në tri raunde të votimit mori vetëm nga 10 vota, zhvillim ky që bllokoi tash për tash procesin e funksionalizimit të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve, njofton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua