Live

Calvin Harris çmend turmën e “Sunny Hill”

10:52 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Dj i famshëm botëror Calvin Harris ka përformuar dje në festivalin e “Sunny Hill”.

Ai ka performuar këngët e tij, shumica të njohura për publikun duke  e ndezur kështu atmosferën në maksimum.

Teksa performoi hitin “One Kiss”, atij në skenë i’u bashkua edhe Dua Lipa.

Kjo është hera e parë që Dj i famshëm performoi në Kosovë. Një video të performancës ai e ndau edhe në rrjetet sociale.

Ndryshe “Sunny Hill” sivjet mblodhi mijëra të pranishëm të cilët u argëtuan nën muzikën e shumë artistëve të njohur botëror.

Shpërndaje në

U Kopjua