Live

Çarje e papritur në asfalt nga të nxehtit ekstrem në SHBA

08:18 / 06 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Në Missouri të SHBA-së, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë dhe të rrezikshëm: asfalti në një rrugë është çarë papritur, pikërisht përpara një veture në lëvizje.

Sipas mediave lokale, drejtuesi i automjetit, i cili ka shpëtuar pa lëndime, u shpreh ende i tronditur nga ajo që ndodhi.

“Nuk pata as kohë të reagoja,” tha ai.

“Thjesht pashë që rruga u hap përpara meje dhe nuk po kuptoja çfarë kishte ndodhur. Më pas kuptova se ishte çarje në asfalt.”

Autoritetet e transportit në Missouri kanë paralajmëruar për rreziqe të tilla për shkak të të nxehtit rekord, që ka shkaktuar deformime të rrugëve në disa pjesë të shtetit.

Shpërndaje në

U Kopjua