Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ndodhet në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij të parë zyrtar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Trump shkroi në platformën Truth Social se mezi e pret takimin – por përsërit se ShBA-të nuk kanë nevojë për asgjë nga Kanadaja.
Përpara vizitës, Carney tha se do t’i “rezistonte” Trumpit pasi ai vendosi tarifa për importet kanadeze dhe kërcënoi vazhdimisht se do ta bënte Kanadanë shtetin e 51-të të ShBA-së.