Reperja Tayna është hit i momentit. Këngëtarja po kërkohet nëpër koncerte dhe cdo këngë e saj ka arritur të bëhet hit.
Përvec kësaj këngetarja ka nxitur edhe debate të shumta mes këngetarve që kanë kohë në skënën muzikore. E fundit që komentoi ishte këngëtarja Bleona Qerreti.
“Mund të them që artistët e rinj janë shumë të mirë, ka një evolim të muzikës shqipe në përgjithësi. Personi me të cilin kam rënë në dashuri për momentin është Tayna. Se kam takuar kurrë, por e dua shumë atë vajzë, sepse ka një tjetër stil muzike. Ne nuk jemi rritur me hip-hop, ne nuk mund të jemi Amerikanë, por mendoj se ajo që thotë Tayna është diç që ja vlen. Mënyra se si e frazon muzikën dhe fjalët që flet, ajo është talent. Atë e kupton vetëm dikush që është profesionit dhe sigurisht dikush që nuk është xheloz. Këta të tjerët ndoshta se thonë por ajo vajzë është perfekte dhe une e dua” , ka përfunduar Bleona.