Live

Chollet flet me Kurtin, i kërkon që ta pranojë propozimin e BE-së

22:48 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar sonte me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin.

Në një postim në Twitter, Chollet i ka kërkuar atij që Kosova ta pranojë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

”Fola me @albinkurti sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

Shpërndaje në

U Kopjua