Live

Çitaku dënon gjuhën e Deharit ndaj Jasharit pas kërkesës për konsultim 10-minutësh

15:21 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndaj deputetes Sala Jashari, pas kërkesës së PDK-së për një konsultim 10-minutësh.

Çitaku e quajti të papranueshme gjuhën e tij të përdorur ndaj deputetes, derisa tha se një qasje e tillë disrespektuese nuk është qasje që kërkon zgjidhje.

“Kryesuesi i Kuvendit, ashtu siç ka vepruar tash e gati pesë muaj, edhe sot udhëhoqi me arbitraritet – duke na e mohuar kërkesën krejtësisht legjitime për një konsultim 10-minutësh, para votimit për deputetin Dimal Basha – i cili edhe vetë dukej i befasuar nga ky propozim. Si pasojë, ne nuk votuam kundër, por abstenuam”.

“Në këtë video vërtetohet qartë, jo vetëm se Kryesuesi e ka dëgjuar dhe parë kërkesën tonë, por dëgjohet edhe gjuha e papranueshme që ai përdori ndaj deputetes më të re të Kuvendit, Sala Jashari, e cila insistonte për pauzën 10-minutëshe: “Veç rri ti, veç rri. Edhe unë po i dëgjoj, sikur ti që i dëgjon”

“Ky është realiteti i sotëm. Por, një qasje e tillë disrespektuese nuk është qasje që kërkon zgjidhje. Prandaj, e ftojmë Kryesuesin që të reflektojë dhe të udhëheqë Kuvendin me respekt, dialog dhe përgjegjësi institucionale – siç i takon”, u shpreh tutje Çitaku.

Shpërndaje në

U Kopjua