Live

Çitaku, Kurtit pasi e akuzoi opozitën si patriarkale: VV ka shumë gra në GP, bëjë ndonjë propozim tjetër

17:39 / 31 Maj 2025

Nga Kosova Live

Sekretarja e përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në vend që të japë llogari për dëmtimin e ekonomisë dhe prodhuesve vendorë dhe të përgjigjet për aferat e panumërta korruptive të qeverisë së tij, ka zgjedhur ta sulmojë opozitën.

Çitaku tha se Kurti në vend që ta sqarojë përfshirjen e vëllait të Luan Dalipit në pazare me shitblerjen e energjisë, po e sulmon opozitën duke e etiketuar si patriarkale dhe të prapambetur.,

“Ironike, kur dihet që PDK ishte partia e parë që propozoi një grua për Presidente të vendit, Flora Brovinën, dhe në vazhdimësi ka mbështetur gratë në pozita të larta politike dhe publike”.

“PDK ka saktësuar që nuk i voton Ministrat e Qeverisë Kurti 2. Ndërkohë, në grupin parlamentar të VV ka edhe rreth 40 deputetë tjerë, mes tyre edhe shumë gra. Le të bëjë ndonjë propozim tjetër”, shkroi Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje në historinë e saj e ka sulmuar Valdete Dakën deri në shkarkim, Vlora Hysenin deri në shkarkim, e sipas saj, edhe Gresa Cakën e sulmuan brutalisht, por që s’mund ta shkarkonin.

Shpërndaje në

U Kopjua