Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën e fundit për ta funksionalizuar Kuvendin.
Ajo tha se insitutcionet e Republikës së Kosovës janë “peng i kokëfortësisë Albin Kurtit” dhe siç tha ajo është në dorën e tij që të zhbllokojë këtë situatë”, njofton Klankosova.tv
“Kemi ofruar kompromise tona, por fatkeqësisht e kemi një kryetar partie që e refuzon idenë e bashkëpunimi”.
“Kosova dhe e ardhmja e saj është shumë më e rëndësishme se karriera e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut”.