Live

Çitaku: Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

11:13 / 21 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për media pas dështimit të 35’të për ta konstituuar Kuvendin.

Çitaku i bëri thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit.

Ndër tjerash,  deputetja e PDK-së tha se egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova.

“Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja është më e madhe se Kosova, ambicia është më e rëndësishme se demokracia, kjo situatë duhet të marrë fund dhe presim nga VV që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua