Live

Çitaku: Qeveria në largim të jetë më aktive për lirimin e ish-ushtarëve që po arrestohen nga Serbia

11:01 / 23 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Dje u arrestua nga Serbia ka ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Halili nga Peja.

Për këtë sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se institucionet kosovare duhet të jenë më të zëshme që të mundësojnë lirimin e tij dhe të ushtarëve të tjerë të UÇK-së që u arrestuan nga autoritetet serbe.

“Sigurisht që ne i ndjekim dhe e kemi parë, është lajm jashtëzakonisht shqetësues fatkeqësisht kjo është shndërruar në lajm të rregullt”.

“Nuk është rasti i parë ka edhe ushtarë të tjerë që po mbahen në burgjet e Serbisë ushtarë të tjerë të UÇK-së. Qeveria në largim duhet të jetë shumë më aktive, misionet tona diplomatike duhet të jenë shumë më të angazhuara në mënyrë që të vihen në funksion mekanizmat ndërkombëtarë për lirimin e tyre. Ata duhet të kthehen në atdhe, ata nuk janë njerëz pa atdhe”, u shpreh Çitaku.

Zhvillimi vie pak ditë, pasi Kosova arrestoi dhe paraburgosi zyrtarin serb, Igor Popoviq, pasi përdori gjuhë fyese kundër UÇK-së. 

Shpërndaje në

U Kopjua