Live

Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

19:45 / 09 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Sekretarja e përgjithshme dhe deputetja e betuar e PDK-së, Vlora Çitaku sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli për moskonstituimin e Kuvendit, duke thënë se është një situatë jashtëzakonisht e rëndë.

Ajo u shpreh se për të ajo sallë përfaqëson histori dhe trashëgimi dhe siç tha, ta shoh në këtë gjendje, është e dhimbshme.

“Është një gjendje, një situatë jashtëzakonisht e rëndë për secilin deputet dhe për secilën deputete, e cila e ndjenë një barrë sado të vogël të përgjegjësisë, për votën që ka marrë dhe për pozicionin jashtëzakonisht të rëndësishëm që ka”.

“Për mua ai objekt nuk është një godinë e ndërtuar me beton e me tulla, për mua ajo sallë përfaqëson histori, trashëgimi, është një vend në të cilin e kemi shpallur deklaratën e Pavarësisë, vend në të cilin e kemi miratuar Kushtetutën, vend në të cilin kemi themeluar institucionet, Ushtrisë, kemi ratifikuar marrëveshjet ndërkombtëare”.

“Dhe ta shoh tani të reduktuar kështu në një skenë absurde, ku me një lehtësi të padurueshme, përfaqësuesit e subjektit të parë politik vijnë e hyjnë në sallë dhe kënaqësinë më të madhe e kanë nëse thonë ndonjë shaka me të cilën qeshim të gjithë, është e dhimbshme”, u shpreh Çitaku.

Shpërndaje në

U Kopjua