Sapo përfundoj takimi i PAN-it me konkluzione që të shkohet në zgjedhje të reja.
Fatmir Limaj lideri i NISMAS deklaro pas takimit, se ky takim ishte një takim i zakonshëm dhe asgjë me shume. Gjersa e vetmja zgjidhje është qe te shkohet ne zgjedhje te reja parlamentare.
Koalicioni PAN nuk do propozoj emër te ri për Kryeministër andaj dhe rrugëtimi i mëtutjeshëm politik do jetë shpërbërja e parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme.
Mbete te pritet veprimi i Presidentit, i cili bazuar ne Kushtetutën e Republikës, duhet te ftoj PAN-in për ti ofruar mundësin e emërimit te mandatarit te ri te qeverise. Hap ky i cili duhet te konsumohet, para se te veprohet me tutje ne shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme.
Edhe pse kjo jave do duhej te ishte mjaft aktive, kjo nuk pritet para përfundimit te Kuvendit Zgjedhor te LDK-se.