Live

Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve nga arma janë të palogjikshme

19:10 / 22 Janar 2025

Nga Kosova Live

Eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke, gjatë dëshmisë të tij në Hagë, ka deklaruar se në raportet e autopsisë për disa viktima prej të cilave ai ka nxjerrë konstatime ka pasur diçka jo të zakonshme.

Ai tha se disa nga gjurmët e lëndimeve që janë marrë nga armë e zjarrit sipas tij janë të palogjikshme dhe ka diçka të pazakontë.

Siç thotë ai, nuk ka pasur dhe nuk ka një diagram apo fotografi mbështetëse ku të mbështetet ai për përfundimet e tij.

“Duken të palogjikshme sepse plaga në hyrje dhe në dalje janë shumë afër. Plaga e hyrjes dhe e daljes është shumë e pazakontë. Kjo mund të ndodhë ndonjëherë- jo se nuk ndodhë, por habiten se pse nuk ka bërë asnjë koment patologu. Nëse do të shikoja një rast të tillë dhe do të hoja që këtu ka hyrë dhe këtu ka dal plumbi, mendoja me vete që kjo është e pazakontë dhe do të bëja një shpjegim për këtë. Mbase patologu ka pasur të drejtë në gjetjet e veta, por jam i befasuar se pse nuk është theksuar dhe pse nuk është thënë që është e pazakontë?! Pse nuk ka asnjë shpjegim për këtë?!”, tha Clarke.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...