Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, përgjatë vizitës së tij në Tiranë të enjten, deklaroi se ekziston moment i ri në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Përmes një postimi në X, ku ai shihet në mesin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, Costa shtoi se përpjekjet për të ecur drejt anëtarësimit në BE duhet të udhëhiqen nga dy parime, nga qëndrueshmëria dhe besimi, transmeton Klankosova.tv.
“Konsistenca – nga BE-ja në mbajtjen e zgjerimit në krye të agjendës së saj politike. Dhe qëndrueshmëri nga partnerët në përafrimin me vlerat tona dhe zbatimin e reformave”.
“Besimi – që mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut të hapur. Brenda, mes partnerëve në rajon, dhe me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare”, ka shkruar Costa ndër të tjera.