Aktori Johnny Deep dhe ish gruaja e tij Amber Heard po përballen me një betejë të gjatë ligjore.
Ndarja e tyre rezultoi shumë e dhimbshme dhe cifti akuzonin njëri tjetrin për rrahje.
Në fillim u bënë të ditura vetëm deklaratat e Amber sa i përket keqtrajtimeve. Ndërsa së fundmi po qarkullon në internet një fotografi e Johnny Deep të rrahur. Deep thotë se gjatë debatit Amber i ka fikur atij cigaren në fytyrë., shenjat e të cilës shihen në foto.
Sipas “The Blast” Johnny ka rrëfyer se në vitin 2015-të Amber i ka hedhur një shishe, që për pak i ka thyer gishtat.