Korporata Energjetike e Kosovës ka dal me një njoftim të ri sa i përket lidhjes së kontratave me kompani apo biznese që duan të dalin në treg të lirë, raporton Periskopi.
Ata kanë njoftuar se kanë shtyrë vendimin edhe për një ditë në mënyrë që bizneseve t`i ipet kohë për të nënshkruar kontratat.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.
Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 10.06.2025
Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë.