Live

Deklaruan rrejshëm për një rast rrëmbimi, dy persona në Shtime shoqërohen në polici

17:28 / 07 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Përmes një komunikate për medie, zyra për informim në Ferizaj ka njoftuar se policia në Shtimë ka shoqëruar dy persona për deklarim të rremë të një rasti rrëmbimi.

Fillimisht, dyshohej se persona të panjohur kishin rrëmbyer një qytetar dhe e kishin dërguar në fshatin Jezerc, Ferizaj. Për këtë arsye, rasti ishte cilësuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”.

Gjatë hetimeve dhe sigurimit të provave të mjaftueshme, hetuesit policorë kanë arritur të zbulojnë se deklarimet për rastin nuk ishin të vërteta. Për pasojë, sot më datë 07.02.2025, janë shoqëruar në cilësinë e të dyshuarve dy persona, të cilët dyshohet se kanë inskenuar rastin:

“Më datë 29.01.2025, rreth orës 20:45, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion lidhur me një rast të dyshuar rrëmbimi, i cili thuhej se kishte ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime. Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, rasti është rikualifikuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”. Hetimet për rastin do të vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë”, bëhet e ditur në komunikatën për medie.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...