Live

Delegacioni i Biznesit të Kosovës u prit në Departamentin e Shtetit Amerikan

10:01 / 14 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një delegacion i bizneseve të Kosovës, përfshirë anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, u prit në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, si pjesë e pjesëmarrjes së tyre në Samitin e Investimeve SelectUSA 2025, ku po eksplorojnë mundësitë për të investuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi i dha mundësinë delegacionit të prezantonte planet e tyre të investimeve dhe aspiratat për një angazhim më të madh në tregun amerikan. Diskutimet u përqendruan gjithashtu edhe në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, duke përfshirë përmirësimin e shkëmbimeve tregtare dhe partneriteteve tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehu falënderimin e saj të sinqertë për Departamentin e Shtetit Amerikan për mbështetjen e vazhdueshme të përpjekjeve të Odës Amerikane për avancimin e njohjes digjitale të Kosovës në platformat globale teknologjike, një hap thelbësor që do t’u mundësonte bizneseve të Kosovës që të bëhen pjesë e tërësishme e ekonomisë ndërkombëtare digjitale.

Shpërndaje në

U Kopjua