Live

Demaliaj për Selimin: “Gjenerali maneken i luftës”!

09:08 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kritikave të deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi kundër Ramush Haradinajt, sipas të cilit ai (Haradinaj) me heshtjen e tij para Gjykatës në Hagë, nuk po e mbron luftën UÇK-së,  i është kundërpërgjigjur, Shkumbin Demaliaj i AAK-së.  

Demaliaj e ka quajtur Selimin “gjeneral maneken i luftës”, dhe e ka pyetur nëse ka bërë ndonjë fabrikim kundër Haradinajt në Gjykatën Speciale.

“Tash po dëshiron me e mësuar Ramushin qysh me u sjellë  në të drejtën e vet në gjykatë. Bile paske mbrri në pozitën e prokurorit që me vlerësu fajësinë e Ramushit. Populli i Kosovës e ka vlerësu më së miri dhe e din pafajësinë e Haradinajt që nga procesi i parë i ICTY-së në Hagë. I dyti dhe tani do të triumfoj”, ka shkruar në reagimin e tij në Facebook  deputeti i AAA-së.

Rexhep Selimi në emisionin “Frontal” të televizionit “T7” kishte kritikuar vendimin e Ramush Haradinaj për të u mbrojtur në heshtje në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai kishte thënë se në heshtje nuk mbrohet lufta e UÇK-së.

“Nuk mbrohet UÇK duke heshtur, heshtin vetëm ata që e ndjenjë fajësinë”, ka thënë Selimi.

Selimi i është kundërpërgjigjur edhe Daut Haradinajt, i cili ka thënë se deputeti i VV-së “ia ka huqur gjithmonë në politikë”.

“Po të kishim menduar njëjtë do të ishim në të njëjtin subjekt politik, unë nuk jam aksidentalisht në VV, unë vetë kam zgjedhur që të jem këtu. Me AAK kam qenë një vit, por kam bërë veprim të mirë që jam tërheq”, ka thënë Selimi në “T7”.

Shpërndaje në

U Kopjua