Live

Demolli: Do të vijmë çdo të dytën ditë, njëjtë si deputetët

11:10 / 25 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Organizatat e Shoqërisë Civile po zhvillojnë  sot një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj ngërçit politik dhe dështimit për konstituimin e institucioneve.

Megi Demolli nga Lëvizja FOL, tha para mediave se ky është vetëm fillimi i një aksioni të vazhdueshëm që synon të rrisë presionin publik mbi përfaqësuesit politikë, njofton Klankosova.tv.

“Ky do të jetë aksion i vazhdueshëm nga sot e tutje, në çdo të dytën ditë, njësoj sikur që vijnë deputetët në Kuvend, për të kundërshtuar bllokadën që është krijuar”, u shpreh Demolli.

Shpërndaje në

U Kopjua