Si zakonisht edhe gjatë ditës së nesërme të zgjedhurit e popullit pritet të mblidhen për ta mbajtur seancën e radhës.
Kjo do të jetë hera e 23-të me radhë që kuvendarët do të mblidhen për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.
Mirëpo siç duket edhe nesër do të zhvillohet përsëri skenari i njejtë.
Partia në pushtet po insiston që për kandidaten e propozuar, Albulena Haxhiu deputetët të votojnë në mënyrë të fsheftë por opozita po e kundërshton këtë formë votimi.
Seanca e Kuvendit pritet të nis në ora 11:00.