Live

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë

12:14 / 27 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës në këto ditë të nxehta, po presin më së shumti deri në 30 minuta në pikat kufitare.

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kaq po pritet te Dheu i Bardhë, transmeton Klankosova.tv.

Deri në 15 minuta po pritet në pikën kufitare në Merdarë, derisa 10 minuta në pikëkalimin Kullë.

Pikat tjera kufitare kanë fluks edhe më të ulët të pritjeve.c

Shpërndaje në

U Kopjua