Pavarësisht dominimit të gjatë politik dhe kontrollit mbi elektoratin serb në Kosovë, Zlatan Elek Kryetari i Listes Serbe ka pësuar një goditje serioze në zgjedhjet e fundit nga votuesit e Listës Serbe.
Rezultatet e fundit të KQZ-se tregojnë se Zlatan Elek, edhe pse ishte i pari në listën e kandidatëve të LS, nuk arriti ti bindë votuesit dhe përfundoi në vendin e shtatë, shumë prapa disa kandidatëve të tjerë.
Elek arriti të sigurojë vetëm 10,070 vota, dukshëm më pak se Branislav Nikoliq, i cili siguroi 13,188 vota, dhe Ljiljana Stevanoviq me 12,093 vota.