Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka bërë të ditur se do të nisë betejë ligjore për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për liberalizimin e shpejtë të tregut të energjisë në Kosovë.
DHTIK ka vlerësuar se ky vendim është marrë pa një analizë të thuktë dhe pa asnjë konsultim me palët e interesit.
“Nga 19 kompani për të cilat ZRRE thotë se kanë marrë licencë për furnizim me energji elektrike, është vetëm KESCO që po ofron në gjë të tillë, por me çmim shumëfish më të lartë se çmimi aktual. Ne vlerësojmë se ZRRE, po merr vendime dhe po ndërron kriteret sa i përket të punësuarve”, thuhet në njoftimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.
“Derisa deri më tani ka vlejtur vetëm kriteri që kompanitë që kanë mbi 50 punëtor dhe ato deri në 10 milionë euro qarkullim, do të dalin në treg të hapur, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është njoftuar se në kriterin e ri të vendosur nga ZRRE, janë përfshirë edhe kompanitë që kanë deri në 50 punëtorë”.