Një grua raportohet se është dhunuar në Lipjan, në orët e hershme të 30 majit.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sakaq, viktima ka marrë tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.