Një shtëpi në fshatin Abri të Skenderajt u përfshi nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga ky incident zjarri, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme përfshirë shtëpi, objekte përcjellëse, vetura, makina bujqësore e bagëti.
“Sot, më datën 24 maj 2025, rreth orës 04:30 është raportuar se në fshatin Abri të Skenderajt një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Njësitet përkatëse policore dhe njësitet e zjarrfikësve kanë reaguar me urgjencë”.
“Nga zjarri nuk raportohet për persona te lënduar. Nga informatat e para behet e ditur se si pasojë e përhapjes se zjarrit janë shkaktuat dëme të konsiderueshme përfshirë shtëpi, objekte përcjellëse, vetura, makina bujqësore e bagëti”, tha Zaiti për Klankosova.tv.
Rasti është iniciuar “Shkaktim i rrezikut përgjithshëm”.