Një veturë me targa vendore është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga zjarri në kryeqytet.
Rastin është duke hetuar policia, pas ankesës së pronarit të saj, transmeton klankosova.tv.
”Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë vërejtur se është duke u djegur një veturë e tipit Toyota me targa vendore-pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.