Gjatë ditës së diel, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, policia atje realizoi një aktivitet festiv në sheshin “Adem Jashari”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Me këtë rast, policia prezantoi para fëmijëve të gjitha njësitë policore dhe ekspozoi pajisjet me të cilat ata punojnë çdo ditë, transmeton Klankosova.tv.
Aktivitetit iu bashkëngjitën edhe përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës, KFOR-i, Brigada e Zjarrfikësve dhe Emergjenca e Ferizajt.
“Fëmijët patën mundësinë të bashkëbisedojnë nga afër me pjesëtarët e secilit institucion dhe të realizojnë fotografi si kujtim nga ky aktivitet. Qëllimi i këtij organizimi ishte rritja e besimit të fëmijëve dhe prindërve të tyre ndaj institucioneve të sigurisë, duke promovuar një qasje të hapur, edukative dhe miqësore ndaj komunitetit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.