Live

Djali i Jakup Krasniqit: Haxhiun s’e votoj në asnjë formë – VV-ja e ka bllokuar konstituimin e kuvendit

18:27 / 27 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, i cili është djali i Jakup Krasniqit, ka thënë se ai nuk do ta votojë kandidaten e VV-së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiun, as me votim të hapur, as me votim të mbyllur.

Krasniqi tha se vota e tij do të mbetet kundër, ndaj çdo kandidati apo kandidateje që sipas tij, është figurë përçarëse.

“Vendimet dhe qëndrimet e mia do të jenë gjithmonë të hapura, ashtu siç kanë qenë gjithmonë të hapura dhe jo të fshehta qëndrimet e babait tim”.

“Partia e parë, e cila sot kërkon konsensus, është po ajo që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit. Ndërroni kandidaten dhe propozoni një figurë që është e pranueshme për të gjithë, në mënyrë që të ecim përpara me krijimin e institucioneve”, shkroi Krasniqi.

Tutje, ai u shpreh se çdo përpjekje për ta legjitimuar një proces, sipas tij, të paligjshëm, të ndërtuar mbi marrëveshje të fshehta me Listën Serbe dhe të paraqitur si konsensus i brendshëm, është mashtrim dhe cenim i demokracisë.

Këtë të marte ka dështuar për herë të 22-të që Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët.

Shpërndaje në

U Kopjua