Në fshatin Dobërdelan të Suharekës, të shtunën është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e zbulimit të bustit të dëshmorit Bahri Gollopeni – një figurë e çmuar e luftës për liri.
Momenti më prekës i ngjarjes ishte përballja e nënës së dëshmorit me bustin e të birit, ku me lot në sy dhe emocion të thellë, ajo u shpreh:
“Djali jem, qitash je ardhë në katun tanin, në ven tanin.”
Zbulimi i bustit u bë nga familjarët e dëshmorit, gjenerali Enver Cikaqi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.