Donika Gërvallës i ka kushtuar vizita e fundit në vendlindjen e saj në Deçan.
Liderja e listës Guxo është gjobitur me 10 mijë euro nga PZAP-ja për shkak të deklaratave të saj në tubimin elektoral në Deçan ku e quajti Ramush Haradinajn si gjeneral të vetshpallur.
Paneli ka konstatuar se Gërvalla ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese duke nxitur urrejtje ndaj subjekteve të tjera politike.
Paneli vlerëson se partitë dhe kandidatët janë të detyruar të respektojnë etikën zgjedhore dhe të shmangin veprime që mund të sjellin pasiguri apo të përkeqësojnë atmosferën politike dhe ne përgjithësi atmosfere destabiliteti.