Live

Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

10:18 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për trafik droge nga SHBA në Shqipëri.

Policia njoftoi se i riu u kap në flagrancë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg  lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, e cila dyshohet se është trafikuar nga SHBA, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.

Shpërndaje në

U Kopjua