Live

Dy algjerianë arratisen nga Qendra e Azilantëve në Vranidoll

10:16 / 30 Maj 2025

Nga Kosova Live

Dy shtetas algjerianë janë arratisur të enjten pasdite nga Qendra e Azilantëve në Vranidoll, transmeton Klankosova.tv

Policia Rajonale në Prishtinë bëri të ditur se në rrethana akoma të paqarta, ata kanë arritur të ikin dhe akoma nuk janë kapur.

Posa rasti është denoncuar, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Shpërndaje në

U Kopjua