Live

Dy lëkundje tërmeti në Shqipëri

09:22 / 27 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në Shqipëri.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve ka qenë 4 dhe 4.1 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.

Po ashtu, epiqendra e tërmetit ka qenë në Tiranë, në afërsi të zonës së Kamzës, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh Shqipëria është ‘goditur’ nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Shpërndaje në

U Kopjua